Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të realizuara në vitin 2021

Eurovia si kompani me përgjegjësi sociale pothuajse çdo vit realizon tradicionalisht projekte me përgjegjësi sociale, por gjatë vitit 2021 numri i projekteve të realizuara është në rritje të ndjeshme. Në këtë mënyrë promovon një mënyrë jetese një shoqëri më të mirë.

PASTRUES TË AJRIT

Për shkak të aktualitetit me Covid-in, krizës dhe ngarkesës në sistemin shëndetësor, një pjesë e madhe e donacioneve janë drejtuar për shëndetësinë. Para së gjithash, mbështetje për ISHP-në Spitalin Tetovë për organizimin e vaksinimit masiv në disa pika të qytetit dhe dhurimin e 12 pastruesve të ajrit në Klinikë, si dhe dhurimin e gjakut në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, me çka stafi tregoi edhe humanizëm.

DHURIMI I VESHJEVE

Projekti “Dhuro histori” është projekt humanitar ku punonjësit sjellin rroba pothuajse të papërdorura, të paketuara mirë dhe të gatshme për përdorim. Përmes këtij projekti, Eurovia motivon kompanitë dhe individët e tjerë që të bashkohen dhe t’u dhurojnë veshjet e tyre atyre që nuk janë në gjendje t’i ofrojnë ato.

Donacion Paisje shkollore

Dy vitet e fundit kanë qenë sfiduese për nxënësit që ndiqnin mësimet në shtëpi dhe disa nga bankat e shkollës. Materialet e tyre për mësim dhe zhvillim të qetë janë veçanërisht të rëndësishme, kështu që ne arritëm të kënaqim 50 nxënës me çanta, fletore, bojëra uji dhe gjithçka që nevojitet për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

KUJDESI PËR MJEDISIN

Eurovia është e përkushtuar për një mjedis më të gjelbër dhe më të pastër për të gjithë, prandaj në 5 qershor, Ditën Botërore të Mjedisit, u mbollën pemë të gjelbra në shkollat fillore në komunën e Zhelinës. Me këtë aksion shpresojmë të ndërgjegjësojmë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, që të kujdesen për mjedisin ku jetojmë.

DONACION PAJISJE SPORTIVE

Brezi i ri konsiderohet si trashëgimi dhe pasqyrim i kulturës dhe vlerave, ndaj Eurova dha kontributin e saj në rindërtimin e fushës sportive në fshatin Radushë.

Mobiluam shtëpi

Eurovia vazhdimisht mbështet projekte që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë. Pjesë e projekteve sociale është edhe “Проект Среќа”, përmes të cilit Eurovia dhuroi dritare për një familje nga vendbanimi Usje.

Mbështetja e bibliotekës

Kujdesi për të rinjtë dhe edukimi i tyre është shumë i rëndësishëm, prandaj Eurovia këtë vit shpërbleu lexuesit më të vlefshëm në bibliotekën e Tetovës “Koço Racin”. Janë dhënë çmime për gjithsej 20 lexues që ishin më të rregullt gjatë vitit 2021. Një akt që do të rrisë më tej dashurinë e tyre për librin.

Eurovia si kompani me përgjegjësi sociale do të vazhdojë të realizojë aktivitetet e saj të planifikuara, duke krijuar kështu një shoqëri dhe jetë më të mirë për të gjithë.