Donacion për Fushën e Sportit në fshatin Radushë

Ne synojmë të operojmë në mënyrë të përgjegjshme me qëllim përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore. Kompania qeveriset në bazë të principeve dhe kodit të etikës në përputhje me politikat përbërëse të Përgjegjësisë Sociale, përpjekjeve, përkushtimit dhe iniciativave.

Nevojat dhe dëshirat e shoqërisë janë prioritetet tona udhëheqëse të cilat kontribuojnë në krijimin e vlerave, kompetencave dhe aftësive kryesore të kompanisë. Brezi i ri konsiderohet si një trashëgimi dhe reflektim i kulturës, vlerave dhe përkushtimit e për këtë arsye ne synojmë ti ndihmojmë pasardhësit tanë të fitojnë njohuri, eksperiencën e duhur dhe për të përmirësuar jetën e tyre.

Prandaj, EUROVIA jep kontributin e saj në rikonstruimin e fushës së sportit në fshatin Radushë.

Fusha e sportit tashmë tërësisht e renovuar dhe kompletuar sipas standardeve bashkëkohore kënaq plotësisht kërkesat e nxënësve dhe sportisëve të fshatit Radushë.